Sport

Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti

 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, ka thënë se Carlo Ancelotti mbetet plani “A” i tyre për ta drejtuar përfaqësuesen braziliane.

Ai ka thënë se Ancelotti do ta pranojë ofertën për ta drejtuar Brazilin. “Ai e do ekipin përfaqësues të Brazilit. Ai njeh shumë lojtarë të Brazilit dhe futbollin brazilian”, ka thënë Ridrigues për “OUL Esporte”. Ancelotti është trajneri i Realit.