Sport

Heidenhemi feston promovimin në Bundesligë pas një ngjitjeje të jashtëzakonshme

Foto: AP
 

Ekipi pak i njohur, Heidenheim, ka dalë në skenë nga askund për të arritur në Bundesligë. Është një sukses i jashtëzakonshëm për një ekip nga qyteti me vetëm 50 mijë banorë në jug të Gjermanisë.

Dy gola në kohën e shtesë i siguruan skuadrës së trajnerit Frank Schmidt kalimin në elitë si kampione e kategorisë së dytë gjermane, të dielën.