Sport

Mediat boshnjake: Reagimi i portierit është vërtet komik

Ndeshja e turpit në Ferizaj në mes të Ferizajt dhe Dukagjinit nuk ka mbetur pa u komentuar edhe në Bosnjë-Hercegovinë. Mediumet boshnjake kanë raportuar për mënyrën se si Ferizaj shënoi golin e fitores 2:1 të dielën ndaj Dukagjinit apo më saktë mënyrën sesi Altik Muhaxhiri pranoi golin në minutën e 17-të shtesë të ndeshjes së fundit të edicionit 2022/2023 të Superligës së Kosovës në futboll. Me këtë fitore, Ferizja siguroi ndeshjen e barazhit, të cilën në fundjavë do ta luaj kundër Lirisë së Ligës së Parë.

“Ishte 1:1 dhe dukej se po përfundonte kështu, por gjyqtari i katërt më pas tregoi edhe për 17 minuta shtesë. Vetëm në minutën e 17-të vendësit shënuan golin e fitores. Pas një harkimi nga krahut, Fazliu gjuajti me kokë, ndërsa reagimi i portierit mysafir ishte më se qesharak. Ai nuk tregoi asnjë dëshirë për të mbrojtur këtë goditje, e cila sigurisht që bëri shumë të qeshnin, por edhe hapi dyshime për këtë ndeshje. Mbetet të shihet nëse UEFA do të reagoj dhe ndëshkojë klubet e përmendura dhe nëse do të kemi një afërë të re”, shkruan sakti boshnjak “sportsport.ba”.

Sajti boshnjak ka raportuar edhe për një ndeshje të dyshimtë të Ligës së Parë të Bosnjë-Hercegovinës në mes të Mladost dhe Zvijezdas, në të cilën vendasit fituan 4:3 edhe pse ishin duke pësuar 3:0 pas pjesës së parë.

Po ashtu ka raportuar se në Serbi është marrë vendim për largimin e Kolubaras nga Superliga, më saktësisht zbritjes së nëntë pikëve, që në fund vendos skuadrën në një pozitë që e çon në Ligën e Parë. “Kolubara ka pasur rezultatet ‘të çuditshme’ së fundmi, të cilat u ndoqën nga përgjegjësit që dhanë dënim të rëndë”.