Sport

Hendbolli me tetë skuadra në Kupat Evropiane

 

Federata e Hendbollit të Koosvës (FHK), e ka të drejtën që të përfaqësohet me tetë skuadra në Kupat Evropiane për edicionin 2023/24. Në njoftimin e FHK-së, thuhet se katër skuadra në konkurrencën e meshkujve mund të paraqiten për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Istogu si kampion ka të drejtën e paraqitjes në Ligën Evropiane (EHF European League), ndërsa tri skuadra tjera mund të paraqiten në Kupën Evropiane.