Sport

Drita fiton ndeshjen e fundit

Drita e ka fituar ndeshjen e fundit të edicionit 2022/2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

Të dielën në Skënderaj, Drita e Gjilanit fitoi 3:1 ndaj Drenicës. Iran Junior shënoi dy gola për Dritën, ndërsa një e shënoi Muharrem Jashari.

Për Drenicën shënoi Altin Vojvoda. Drita është nënkampione me 70 pikë. Drenica përfundoi kampionatin në pozitën e fundit me 23 pikë.

Për herë të parë Drenica largohet nga Superliga e Kosovës.