Sport

Bayerni fiton tjetër titull të Gjermanisë

Bayern Munichu ka fituar tjetër titull të Gjermanisë të dielën.

Janë futbollistet e Bayernit që me fitore 11:1 ndaj Potsdamit siguruan titullin e kampionit. Në tribuna për të përkrahur futbollistet ishin lojtarët e Bayernit që të shtunën fituan Bundesligën në mënyrë dramatike.

Bayerni e përfundoi kampionatin e futbollisteve me 59 pikë, dy më shumë se Wolfsburgu.