Manchester Unitedi e ka siguruar Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër, pas fitores së thellë 4:1 ndaj Chelseat në “Old Trafford” të enjten mbrëma.
Me pikët e plota përballë “bluve”, Unitedi tani siguron top-katërshen, pasi ka arkëtuar 72 pikë në 37 ndeshje të luajtura. Ka gjashtë më shumë se Liverpooli i vendit të pestë, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.
Chelsea mbetet me 43 pikë në pozitën e 12-të.
Mykhailo Mudryk e pati mundësinë të shënonte për Chelsean që në fillim të ndeshjes por ai nuk e qëlloi topin si duhet.
Jo shumë minuta më pas, Casemiro shënoi për 1:0.
Anthony Martial në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë realizoi për 2:0.
Bruno Fernandes fitoi penallti dhe e shndërroi në gol në minutën e 73-të, kurse Marcus Rashford për 4:0 realizoi në minutën e 78-të.
Joao Felix vendosi rezultatin final të takimit, një minutë para fundit.
Me këtë rezultat, kompletohet top-katërshja angleze. Kampioni Manchester City, Arsenali dhe Newcastle United janë kualifikuar në “Champions”. Liverpooli dhe Brightoni do të luajnë në Ligën e Evropës.
Chelsea është i 12-i në tabelë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.