Sport

KV Peja 76 mijë, Drita 47 mijë euro

 

Klubi i volejbollit Peja ka përfituar 76 mijë euro nga Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë vitit kalendarik 2022. Është përfituesi më i madh nga volejbolli.

Pas Pejës është klubi gjilanas Drita me 47 mijë euro, kurse Ferizaj mori 39 mijë. Nga marrëveshjet e arritura, nga 32 mijë euro kanë përfituar Theranda Hidroterm dhe klubi i volejbollit Gjilnovci.