Përkundër paralajmërimeve për largim eventual nga Juventusi këtë verë, Juan Cuadrado duket se do të jetë pjesë e klubit italian edhe për edicionin e ri. “Calciomercato” ka njoftuar të martën se Cuadrado pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me Juventusin, që i skadon në fund të muajit të ardhshëm.
Thuhet se palët në parim kanë arritur marrëveshjen, pasi Cuadrado ka pranuar ofertën për një vit me pagë më të ulët për të mbetur pjesë e Juventusit.
34-vjeçari ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion si mbrojtës krahu, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Kolumbiani është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Chelsea, Fiorentina, Udinese e Lecce.