Sport

Mane dëshiron të mbetet te Bayerni

Sadio Mane - bayern Muenchen - suspendim

Sulmuesi Sadio Mane është i vendosur të mbetet pjesë e Bayern Munichut edhe pas përfundimit të edicionit aktual. “Bild” ka shkruar të martën se Mane ka njoftuar klubin gjerman se do t’i refuzojë të gjitha ofertat e skuadrave të tjera për të qëndruar në ekip.

Ai është i vendosur ta dëshmojë veten te Bayerni, edhe pse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Bayerni tashmë e ka nxjerrë në shitje senegalezin për çështje disiplinore, ndërsa interesimi nuk mungon nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës.

Mane ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa iu bashkua verën e shkuar nga skuadra e Liverpoolit. Deri më tani, 31-vjeçari ka 12 gola e 6 asistime në të gjitha garat për bavarezët.