Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë në kampionatin MLS të SHBA-ve. Shaqiri ishte i përfshirë në dy gola e parë të Chicagos që barazoi ndaj Atlanta United me rezultatin 3:3. Atlanta avancoi e para me golin e shënuar në minutën e 29-të nga Andrew Gutman, ndërsa Juan Sanxhezh shënoi autogol në minutën e 42-të për rezultatin 1:1.
Në fakt, ai shënoi në portën e tij pas harkimit të Xherdan Shaqirit nga rivënia e këndit. Shaqiri ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të Chicagos. Ai nisi aksionin e golit të shënuar në minutën e 49-të nga Maren Haile-Selassie. Më pas Atlanta shënoi dy gola nëpërmjet Giorgos Giakoumakis. Fillimisht në minutën e 55-të e më pas edhe në minutën e 64-t, derisa golin e barazimit 3:3 e shënoi Georgios Koutsias në minutën e 89-të. Chicago zë vendi ne 14-të me 15 pikë nga 13 ndeshje, kurse Atlanta nga 14 ndeshje ka fituar 22 pikë.