Një xhiro para fundit në Bundesligë, Bayern Munichu ka “lëshuar” titullin e kampionit nga duart. Skuadra e Thomas Tuchelit ka pësuar humbje 3:1 në shtëpi nga Leipzigu për të rrezikuar seriozisht triumfin.
Leipzigu fitoi 3:1 falë golave të Laimerit, Nkunkus e Szoboszlait në pjesën e dytë, duke përmbysur epërsinë e pjesës së parë të Bayernit, me golin e Serge Gnabryt.
Bayerni ka 68 pikë në tabelë dhe në dispozicion vetëm ndeshjen me Kolnin.
Në anën tjetër, Dortmundi ka një pikë më pak, por dy ndeshje në dispozicion, me Augsburgun dhe Mainzin.