Freiburgu ka shënuar fitore të rëndësishme të premten mbrëma. Në kuadër të xhiros së 33-të të Bundesligës gjermane, Freiburgu fitoi 2:0 ndaj Wolfsburgut.
Me fitore, Freiburgu ka mbetur në garë për katër pozitat e parë që dërgojnë në Champions. Renditet i pesti me 59 pikë, sa i ka edhe Union Berlini në vendin e katërt. RB Leipzigu i ka 60 pikë, por nga 32 ndeshje, sa i ka zhvilluar edhe Union Berlini.
Wolfsburgu renditet i shtati me 49 pikë.
Christian Guenter dhe Nils Petersen i shënuan golat për Freiburgun.
Në Bundesligë po zhvillohet xhiroja e parafundit.