Sport

Ballkani nuk ka opsion tjetër veç fitores ndaj Ferizajt

 

Skuadrës së Ballkanit i duhen edhe gjashtë pikë nga dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni për t’u konfirmuar kampion i Kosovës në futboll, pavarësisht rezultateve të Dritës.

Tri pikët që do ta afrojnë te titulli Ballkani i synon në ndeshjen e xhiros së 35-të, përkatësisht të parafundit. Të shtunën, Ballkani e pret në Suharekë skuadrën e Ferizajt, në ndeshjen që nis në orën 15:00.