Sport

Bayerni, favorit për Alvarezin

 

Përforcimi i parë i Bayern Munichut për edicionin e ri pritet të jetë mesfushori defensiv i Ajaxit, Edson Alvarez. “Bild” njofton të martën se Bayerni po vlerësohet favorit për transferimin e tij këtë verë.

Mësohet se Bayerni ka marrëveshje personale me 25-vjeçarin dhe po negocion me Ajaxin për lirimin e meksikanit në fund të edicionit aktual.