Sport

City dy fitore larg titullit

Manchester Cityt i duhen edhe dy fitore për ta mbrojtur titullin e kampionit në Premier Leaguen e Anglisë. City të dielën fitoi përballë Evertonit në “Goodison Park” me rezultatin 3:0, në ndeshjen e xhiros së 36-të.

Të udhëhequrit e Pep Guardiolës do të mund t’i gëzohen titullit të tretë rresht në Angli me fitimin e gjashtë pikëve nga ndeshjet me Chelsean, Brightonin dhe Brentfordin. Ilkay Guendogan shënoi dy gola për Cityn, të parin dhe të tretin, ndërsa Erling Haaland e shënoi një tjetër për fitoren e madhe ndaj skuadrës së Evertonit që po lufton për mbetje në elitë.

Për Haalandin ishte goli i 52-të i edicionit të sivjetmë.

Ai është në ndjekje të rekordit të regjistruar nga Dixie Dean, që brenda një sezoni kishte shënuar 63 gola. Ky rekord është i paprekur për 96 vjet.

ity ka 85 pikë në vendin e parë, ndërsa Evertoni ka 32 pikë në vendin e 17-të, një më shumë se Leedsi dhe dy më shumë se Leicesteri, që janë në pozitat që dërgojnë një rang më poshtë në futbollin anglez.