Xherdan Shaqiri ka kontribuar me asistim në fitoren e Chicago Fire ndaj St. Louis Cityt.
Shaqiri asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Rafael Czichos në minutën e 40-të.
Reprezentuesi i Zvicrës u shpall lojtari i ndeshjes.
Për Shaqirin është asistimi i parë në shtatë paraqitje në kampionatin MLS të SHBA-së.