Kahn: Bayerni bëri gjithçka për transferimin e Haalandit
Bayern Munichu ka provuar të gjitha mënyrat për ta transferuar Erling Haalandin në verën e kaluar, por nuk ka dashur ta prishë strukturën e pagave, ka thënë shefi ekzekutiv i skuadrës bavareze, Oliver Kahn, për mediumin francez “L’Equipe’”.
Manchester City e fitoi garën për transferimin e sulmuesit norvegjez nga Dortmundi, për rreth 59 milionë euro.
Haaland në sezonin debutues me Cityn ka shënuar 51 gola në të gjitha garat.
Bashkë me pagesën për menaxherët, pagat dhe bonuset, transferimi i Haalandit besohet se ka shkuar deri në rreth 98 milionë euro, shifër kjo që ka qenë e paarritshme për Bayernin.
“Ka një filozofi. Ne shpenzojmë atë që e fitojmë. Të investosh shumë para në një lojtar, gjithmonë është e rrezikshme. Duhet të punohet me mençuri”, ka thënë ndër të tjera Kahn.