Edicioni aktual do të jetë i fundit për sulmuesin Thomas Mueller me fanellën e Bayern Munichut. “Kicker” shkruan të mërkurën se 33-vjeçari do të largohet nga Bayerni këtë verë.
Mësohet se Mueller tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe është në pritje të ofertave nga skuadrat e tjera.
Ai ka vendosur të largohet nga Bayerni, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur këtë edicion, sidomos me ardhjen e trajnerit Thomas Tuchel.
Deri më tani, Mueller ka regjistruar 37 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 11 asistime. Ai ka debutuar me ekipin e parë të Bayernit në vitin 2009, ndërsa kontrata aktuale i skadon vitin e ardhshëm.