Sport

Ancelotti: Ndeshje interesante

Carlo Ancelotti - Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij kishte telashe në pjesën e parë, ndërsa ka luajtur dukshëm më mirë në pjesën e dytë.

“Një ndeshje interesante. Ishte vështirë në pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte dukshëm më e mirë. Kishim kontroll të mirë në lojë. Kur City kishte posedimin, ne kishim kontrollin në aspektin defanziv. Më pas kur filluam të luajmë, kemi shkaktuar vështirësi. Është dashur të mbajmë pozitat tona në aspektin defanziv dhe më pas kur kishim rastin, shënuam gol. Ishte gol i shkëlqyer, moment fantastik. Ekipi luajti mirë, jam i kënaqur”, ka thënë Ancelotti.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në mbrojtje. “Në mbrojtje ishim mirë. Rudigeri ndaj Haalandit ishte i mirë dhe mesfusha kishte kontrollin. Paraqitja ishte e mirë dhe ne jemi të lumtur. Jemi shumë të motivuar për ndeshjen tjetër”, ka shtuar Ancelotti.