Kushtrim Kastrati i ka dhënë fund karrierës si hendbollist aktiv, ka njoftuar të hënën Federata e Hendbollit të Kosovës.
Ai është përshëndetur nga ky sport me ndeshjen finale të Kupës së Kosovës mes Besa Famgasit dhe Trepçës.
36-vjeçari e ka mbyllur karrierën me trofeun e Kupës të fituar me fanellën e Trepçës.
Hendbollisti nga Drenasi ka dhënë një kontribut të madh në hendbollin kosovar dhe ishte lojtar i dalluar.
Ka fituar trofe të shumtë, ndërsa krahas Trepçës, ai ka luajtur edhe për Drenicën, Besa Famgasin e Prishtinën.