1 perditesime
16:59

Ferizaj merr pikë të madhe në “Zahir Pajaziti”

Ferizaj ka arritur të kthehet në shtëpi me një pikë të madhe të fituar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ndeshja në mes të Llapit dhe Ferizajt përfundoi pa gola. Ky takim i zhvilluar të dielën i takoi javës 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Për Llapin është ndeshja e pestë pa fitore në elitën e futbollit kosovar.

Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 41 pikë, kurse Ferizaj në vendin e nëntë me 34 pikë.

15:52

Përfundon pa gola pjesa e parë në Podujevë

Pjesa e parë e ndeshjes në Podujevë në mes të Llapit dhe Ferizajt ka përfunduar pa gola.

Kjo ndeshje i takon javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi lufton për të mbajtur mesin e tabelës, kurse Ferizaj për t’i ikur zonës së rënies nga elita e futbollit kosovar.