Sot luhen ndeshjet finale në Kupën e Kosovës në hendboll. Prej orës 18:00 në finalen e hendbollisteve takohen Vushtrria e Istogu. Të shtunën në gjysmëfinale, Vushtrria fitoi pa telashe ndaj Prishtinës, njëjtë si Istogu ndaj Ferizajt. Ndërkohë finalja e hendbollisteve luhet prej orës 20:15.
Takohen Besa Famgas dhe Trepça. Besa në gjysmëfinale e kaloi Rahovecin, ndërsa Trepça mposhti Prishtinën. Besa Famgas e kërkon Kupën për herë të 15-të.
Ndërkohë Trepça është në finale për herë të parë pas 18 vjetësh. Ndeshjet luhen në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.