Sport

Gjobiten Trepça e Peja

 

Trepça e Peja janë gjobitur pas ndeshjes së parë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça, që ishte vendase të mërkurën, është gjobitur me 750 euro gjithsej. Ndërkohë Peja është gjobitur me 200 euro, sa edhe lojtari i saj, Alban Veseli. Trajneri Rami Hadar është gjobitur me 50 euro.