Sport

Haalandit i pëlqen puna me Guardiolan, përkundër kërkesave të mëdha

 

Erling Haaland thotë se i pëlqen sfida për t’i përmbushur kërkesat e trajnerit Pep Guardiola, ndërsa Manchester City po lëviz drejt “tripletës” së mundshme në edicionin e parë të sulmuesit norvegjez në Angli.

Haalandi vendosi rekord të ri në Premier League prej 35 golave të shënuar në një edicion. Ai e çoi numrin e golave personal në 51 në të gjitha garat, kundër West Ham Unitedit të mërkurën mbrëma. Fitorja 3:0 e ktheu Cityn në krye të tabelës në Premier League, me një pikë më shumë se Arsenali.