Sport

Daja thotë se Ballkani ka edhe një shans për titull

 

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë të enjten pas barazimit me Prishtinën, se Ballkani e ka edhe një rast për titull kampioni në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballkani dhe Prishtina barazuan 1:1 në Suharekë. Drita është e para me 66 pikë, ndërsa Ballkani i dyti në tabelë me tri pikë më pak.