Drita ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Llapit, në ndeshjen e rëndësishme të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, rezultati u zhbllokua në minutën e 60-të.
Mesfushori Blend Baftiu shënoi nga afërsia pasi mori top në zonë nga mbrojtësi i krahut të majtë, Ilir Blakçori.