Skuadra e Llapit nuk ka shfrytëzuar mundësinë e artë për të avancuar ndaj Dritës në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në minutën e 20-të, u akordua penallti për Llapin, por nga pika e bardhë dështoi Festim Alidema. Ai gjuajti jashtë portës dhe shpërdoroi mundësinë që ta kaloj ekipin e tij në epërsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPenalltia u dha pasi u rishikua në VAR, ku Besnik Krasniqi e preku topin me dorë brenda zonës pas gjuajtjes së sulmuesit të Llapit, Bianor Neto.