Haalandi thyen rekordin për gola në fitoren e Cityt
Erlind Haaland ka thyer rekordin për gola të shënuar gjatë një sezoni në Premier League të Anglisë. Ai të mërkurën shënoi golin e dytë në fitoren 3:0 ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 28 të mbetur të Premier Leagues së Anglisë.
Haaland shënoi në minutën e 70-të për rezultatin 2:0. Haaland ka shënuar 35 gola në 31 ndeshje në Premier League, një më shumë se Andy Cole dhe Alan Shearer. Nathen Ake shënoi golin e parë për Citytn në minutën e 50-të, kurse Phill Foden shënoi të tretin në minutën e 85-të.
City ka shënuar 1000 gola nën drejtimin e Pep Guardiolas.