Sulmuesi Sadio Mane do të largohet nga Bayern Munichu pas vetëm një sezoni në Gjermani.
E përditshmja “Bild” raporton të martën se Bayerni përfundimisht ka nxjerrë senegalezin në shitje dhe do t’i dëgjojë të gjitha ofertat për të.
Dritën e gjelbër për largimin e Manes e ka dhënë edhe trajneri Thomas Tuchel, i cili nuk dëshiron të ketë në ekip lojtar të padisiplinuar. 31-vjeçari më herët është suspenduar dhe gjobitur nga klubi për shkak se kishte grushtuar bashkëlojtarin e tij, Leroy Sane, pas eliminimit të Bayernit në Ligën e Kampionëve.
Mane iu bashkua Bayernit verën e shkuar nga Liverpooli dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Në edicionin e tij të parë te Bayerni, ai ka 12 gola e 5 asistime në të gjitha garat.