Pas një kthese të madhe nga 0:2 në 3:2 në seri, Golden State Warriors përjetoi një tronditje dhe u mposhtë në shtëpi në ndeshjen e gjashtë nga Sacramento Kings me rezultat 99:118.
Kampionët aktualë të NBA pritej që ndeshjen e sotme ta fitonin serinë, por Kings befasuan me një super ndeshje.
Gjatë gjithë ndeshjes, mysafirët nga Sacramento kishin një avantazh, por ishte i arritshëm. Pas çerekut të tretë, Kings kishin epërsie prej dhjetë pikëve (80:90). Megjithatë, çereku vendimtar ishte ai i katërt, ku Kings arritën të shkëputeshin 19 pikë në fund.
Tashmë seria u barazua në 3:3 dhe ndeshja vendimtare do të luhet në shtëpinë e Kings.
Warriorsit nuk i mjaftuan 29 pikët e Steph Curry dhe 22 pikët e Klay Thompson. Te Sacramento, Malik Monk ishte më efektivi me 28 pikë.
Në ndeshjen e dytë të ditës së sotme, Los Angeles Lakers kaluan në gjysmëfinale të Konferencës së Peerëdnimit me fitoren 125:85 ndaj Memphis Grizzlies.
Pothuajse nga fillimi, Lakersi dominoi tërësisht dhe arritën ta përmbyllnin serinë në 4:2.
D'Angello Russell ishte më efikasi te Lakers me 31 pikë dhe LeBron James shënoi 22 sosh.
Lakers presin fituesin e ndeshjes Warriors – Kings në rundin tjetër.