Sport

Lakers e Heat nga një fitore larg eliminimit të favoritëve

Los Angeles Lakers ka shënuar edhe fitoren e tretë në serinë e 1/8 së finales përballë Memphis Grizzliesit në ligën amerikane të basketbollit, NBA. Njëjtë ka arritur të martën edhe Miami Heat që siguroi fitoren e tretë ndaj Milwaukee Bucks.

Me rezultatet aktuale, 3:1, Lakers e Heat janë nga një fitore larg eliminimit të dy prej favoritëve për edicionin e sivjetmë të NBA-së.

Lakers triumfuan në Crypto.com Arena me rezultat 117:111, pas vazhdimeve. Austin Reaves udhëhoqi ekipin me 23 pikë të shënuara, ndërsa legjenda Lebron James në skenë u shfaq në momentet kyçe të ndeshjes, në fund të çerekut të katërt dhe në vazhdime. Memphisi tani ka dy lojë në terren të vetin me shansin për të kthyer ndeshjen. Ekipi që arrin katër fitore kalon në çerekfinale të NBA-së. Në sezonin e rregullt në Konferencën Perëndimore, Grizzlies përfundoi në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Lakers ishte në vend të shtatë.

Ngjashëm, një tjetër lider, këtë radhë në Konferencën Lindore, Milwaukee Bucks, është buzë eliminimit. Miami Heat i udhëhequr nga Jimmy Butler realizoi fitoren e tretë, për të udhëhequr me rezultat 3:1. Butler realizoi 56 pikë në fitoren 119:114. Në sezonin e rregullt, Bucks ishte në vend të parë, ndërsa Heat në të tetin.