Skuadra e Dritës ka angazhuar një trajneri nga Greqia për pjesën e mbetur të sezonit. Ekipi nga Gjilani, të dielën mbrëma ka prezantuar trajnerin Akis Valvalis.
Valvalis në këtë post ka zëvendësuar Arsim Thaqin që dha dorëheqje ditë më parë dhe është trajneri i tretë në krye të Dritës këtë sezon.
Drita është udhëhequr edhe nga Ardian Nuhiu.
Valvalis ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Në njoftimit thuhet se Valvalis ka përvojë 12-vjeçare si trajner dhe ndihmës trajner.
Ai i është bashkuar klubit së bashku me ndihmësin e tij, Nikolaos Karabetakis.