Sport

Fitore e rëndësishme e Union Berlinit në udhëtim

Union Berlin

Union Berlini ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për të siguruar një vend në katërshen e parë të Bundesligës së Gjermanisë.

Union Berlini fitoi në udhëtim të dielën ndaj Borussia Moenchengladbachut me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit gjerman.

Sheraldo Becker shënoi golin e fitores. Ai realizoi në minutën e 60-të. Me këtë fitore, Union Berlini është forcuar në vendin e tretë me 55 pikë, kurse Moenchengladbachu mban vendin e dhjetë me 36 pikë.