Sport

Gençoglu: Nuk morëm asgjë nga Ken Brown e Andrew Gordon

Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu, ka përmendur dy lojtarë si arsye për humbjen nga Prishtina.

Sipas trajnerit turk, fundori Ken Brown dhe qendra Andrew Gordon kanë dhënë pak.

“Pa fundor, pa qendër, nuk kemi shans. Nga Ken Brown dhe Andrew Gordon nuk morëm asgjë. Shpresoj të fitojmë të dielen dhe të vijmë sërish këtu”, ka thënë Gençoglu.

“Na duhet të kemi fokus maksimal. Ne kemi ekip të mirë, por nëse nuk jemi intelegjent, nuk mjafton”, ka shtuar trajneri i ekipit mitrovicas.