Sport

Andin Rashica: Nuk kemi bërë lojëra të pista

Ndihmëstrajneri i Sigal Prishtinës, Andin Rashica, ka thënë se synimi është që të dielën në Mitrovicë të sigurohet finalja e plejofit.

Prishtina fitoi ndaj Trepçës dhe udhëheq 2:1 në serinë gjysmëfinale.

Në deklaratën pas ndeshjes, Rashica ka përmendur “lojërat e pista”.

“Këto dy ekipe janë më të mirat në Kosovë dhe cili ekip është më i fokusuar psiqikisht dhe i përgatitur taktikisht e fiton lojën. Të dielën do të jemi shumë të motivuar për të shkuar në finale. Do të jemi shumë të përgatitur dhe shumë të motivuar për të shkuar në finale. Kemi luftuar gjatë tërë vitit, nuk kemi bërë lojëra të pista, jemi marrë vetëm me ato që na takojnë”, ka theksuar Rashica.

Ahmed Kandemir u përjashtua gjatë lojës dhe nuk u deklarua pas saj.

“Në plejof vetëm ai që lufton dhe që është i fokusuar dhe i përgatitur ka sukses”, ka shtuar Rashica.