Juventusi barazon me Sportingun, por kualifikohet në gjysmëfinale

Juventusi barazon me Sportingun, por kualifikohet në gjysmëfinale
Juventusi në gjysmëfinale të Ligës së Evropës do të luajë kundër Sevillas.
Skuadra e madhe italiane të enjten mbrëma barazoi në Portugali kundër Sportingut, 1:1. Por, kalimin në gjysmëfinale e siguroi pasi në ndeshjen e parë të çerekfinales në “Allianz Stadium”, kishte fituar 1:0 dhe tutje kalon me rezultatin e përgjithshëm 2:1.
Adrien Rabiot në minutën e nëntë i dha epërsinë skuadrës së Juventusit. Ndërkohë për portugezët shifrat i barazoi mesfushori anglez, Marcus Edwards.
Ndeshjet e para gjysmëfinale të Ligës së Evropës do të luhen më 11 maj, kurse ato kthyese më 18 maj. Në gjysmëfinale ka kaluar edhe Bayer Leverkuseni që fitoi në udhëtim te Royale Union me rezultatin 4:1.
Moussa Diaby në minutën e dytë, Mitchel Bakker në minutën e 38-të dhe Jeremie Frimpong në minutën e 61-të, krijuan epërsinë 3:0 për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso. Golin e vetëm për vendësit e shënoi Casper Terho në minutën e 65-të.
Por ishte Adam Hlozek në minutën e 79-të që shënoi për 4:1 dhe për kualifikimin e skuadrës nga Bundesliga.
Leverkuseni shkon tutje me rezultatin e përgjithshëm, 5:2. Finalja e Ligës së Evropës e këtij edicioni është vendosur të luhet në “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë, më 31 maj.
Sporting-Juve, baras pas pjesës së parë
Me barazim 1:1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë çerekfinale në mes të Sportingut dhe Juventusit.
Adrien Rabiot në minutën e nëntë shënoi për Juventusin kurse për vendësit realizoi Marcus Edëards, pas 20 minutash lojë.
Dy gola të shpejtë në duelin Sporting – Juventus
Dy gola të shpejtë janë shënuar në duelin kthyes të çerekfinales në Ligën e Evropës ndërmjet Sportingut të Lisbonës dhe Juventusit.
Adrien Rabiot kaloi në epërsi skuadrën italiane në minutën e nëntë, por pas 20 minutave lojë, Marcus Edwards barazoi shifrat në 1:1.
Ndeshjen e parë në Itali, Juventusi e kishte fituar me rezultatin 1:0.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Muriqi, lojtari më i mirë i ndeshjes

Zhegrova, zëvendësues te Lille

Fitore e thellë e Manchester Unitedit ndaj Crystal Palace

Bayerni pa telashe në Kupën e Gjermanisë

Muriqi në portë në fitoren e Burnleyt

Krasniqi shënon gol në derbin e Zuerichut

Milik vendos ndeshjen e Juventusit me Leccen

UEFA vepron për kthimin e pjesshëm të ekipeve ruse dhe zyrtarëve rusë në futbollin evropian

Futbollistet e Shqipërisë humbin nga Irlanda Veriore

Pochettinos i pëlqen t’i shohë pronarët e Chelseat në zhveshtore pas çdo ndeshjeje

Gol e asistim për Muriqin në barazimin me Barçën
