Ashtu si pritej, Rafael Leao është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Napolit dhe Milanit.
Leao dha asistimin mjeshtëror për Giroudin, pasi vrapoi mbi 60 metra. Doli të ishte momenti vendimtar i ndeshjes.
“Ishte vendimtar në sulm. Fitoi penallti dhe bëri asistim “Maradonas” për golin e parë, në stadiumin e përkryer. Napoli nuk e përballoi atë, ndërsa Milani e shfrytëzoi talentin e tij dhe formën për të kaluar në gjysmëfinale”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.
Milani në gjysmëfinale pret njërin nga Interi ose Benfica.