Mbrojtësi Martinos Christophi më nuk është pjesë e skuadrës së Llapit.
Ekipi i Superligës së Kosovës në futboll, ka njoftuar të martën se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me Christophin.
Qiprioti 29-vjeçar iu bashkua Llapit në fillim të këtij viti, ndërsa më herët kishte luajtur në Finlandë te FC Lahti.
“Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Martinos Christofi. Martini u bë pjesë e jona gjatë afatit kalimtar të janarit, por që palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje si dhe falënderojmë atë për angazhimin dhe kontributin e dhënë”, ka shkruar në njoftimin e Llapit.