Sport

Dibrani shënon në fitoren e Bayernit U19

Benjamin Dibrani ka shënuar gol në fitoren e thellë të Bayernit U19 kundër Ingolstadtit të kësaj grupmoshe.

Bayerni fitoi me rezultatin 5:2, kurse Dibrani realizoi në minutën e 27-të për 3:1.

Kjo ishte ndeshja e tretë e Grupit B në plejofin e Bundesligës së juniorëve.

Bayerni ka gjashtë pikë në tri ndeshje dhe zë pozitën e parë.

Nurnbergu është i dyti me po aq pikë nga dy ndeshje.

Munich 1860 ka një pikë, aq sa ka edhe Ingolstadti i pozitës së fundit.