Sport

Ibrahimoviq shënon gol për ekipin e dytë të Bayernit

Sulmuesi kosovar, Arijon Ibrahimoviq ka shënuar një gol në fitoren e ekipi të dytë të Bayernit.

Ai shënoi golin e parë në fitoren e Bayernit të hënën ndaj Burghausenit me shifrat, 3:1.

Sulmuesi e shënoi golin në minutën e 18-të. Bayerni II zë vendin e tretë me 57 pikë në Kategorinë e katërt të Gjermanisë.