Mesfushori defensiv, Nicolo Barella, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga skuadra e Interit në verë. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Barella pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli, pasi Liverpooli dhe Chelsea janë në garë të ashpër për shërbimet e tij.
Mësohet se dy skuadrat angleze tashmë kanë nisur kontaktet me Interin, ekip që po kërkon rreth 70 milionë euro për ta lënë të lirë Barellan në verë.
26-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të dalluar tek Interi dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026.
Këtë sezon, Barella ka 6 gola e 8 asistime në 38 paraqitje, ndërsa është pjesë e Interit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Cagliari. Ai me Interin ka një titull kampioni të Italisë.