Guardiola insiston se Haalandi është në nivel me Messin e Ronaldon
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se sulmuesi Erling Haaland është i kalibrit të njëjtë sikurse Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, pasi norvegjezi shënoi dy gola në fitoren 4:1 kundër Southamptonit.
Me këta dy gola, Haaland ka arritur në shifrën e 44 golave të realizuar këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa vetëm në Premier League i ka 30 sosh.
“Ne kemi jetuar në dy dekada të jashtëzakonshme me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, por Haalandi është në nivelin e tyre”, është shprehur Guardiola. Haaland iu bashkua Cityt para fillimit të këtij sezoni nga Borussia Dortmundi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.