Sport

Haalandi i pandalshëm, shkëlqen në fitoren e thellë të Cityt

Foto: AP
 

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka arritur në kuotën e 30 golave në Premier League. Ai shënoi dy herë në fitoren ndaj Southamptonit, 4:1, në xhiron e 30-të të shtunën.

22-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 45-të. Ai shënoi pas një asistimi të mesfushorit Kevin De Bruynes, për të cilin ishte asistimi i 100-të në Premier League.