Sport

Vazhdon lufta e nxehtë në Bundesligë, fitojnë Bayerni e Dortmundi

Lufta për titull në Bundesligë sa po vjen e po bëhet më e nxehtë. Të shtunën, dy ekipet që po luftojnë për vendin e parë shënuan fitore. Bayerni mposhti Freiburgun, ndërsa Dortmundi fitoi ndaj Union Berlinit.

Bayerni iu hakmor Freiburgut duke e mposhtur 1:0, pas eliminimit nga Kupa.

Matthijs de Ligt (52’) shënoi një supergol për t’i siguruar fitoren Bavarezëve.

Ndërkohë, Dortmund fitoi 2:1 ndaj Union Berlinit.

Donyell Malen shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 28-të. Mysafirët barazuan me Kevin Behrensin në të 61-n. Youssoufa Moukoko në të 79-n i siguroi fitoren Verdhezinjve.

Bayerni është në krye të tabelës me 58 pikë, ndërsa Dortmundi është i dyti me 56 pikë.