Sport

Batatina beson se Llapi mund ta përmbysë rezultatin

Tahir Batatina

Trajneri Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes së humbur me Gjilanin në shtëpi të mërkurën, se Llapi mund ta përmbys rezultatin nga ndeshja e parë.

Gjilani fitoi me rezultatin 2:1.

“Mendoj që e nisëm keq takimin. Filluam me rezultat 1:0 për kundërshtarin, pranuam gol të lehtë. Nuk duhej ta pranonim atë gol. Dy shanse, dy gola. Ne bëmë maksimumin si skuadër, si ekip. Shënuam golin e parë. Patëm mundësi të shënonim golin e dytë e të fitores. Bëmë gjithçka. Iniciativa ka qenë te ana jonë. Dominuam kundërshtarin, vetëm goli na mungoi për ta fituar takimin. Nganjëherë jep gjithçka, por nuk e fiton takimin. Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona që i kishim. Do të mendojmë për ndeshjen e radhës. Është rezultat që mund të përmbyset. Do të shkojmë ta bëjmë maksimumin”, tha Batatina.