Sport

Shaqiri mund të luajë ndaj DC Unitedit

Xherdan Shaqiri - Chicago

Trajneri i Chicago Fire, Erza Hendrickson, ka thënë se është e mundur që Xherdan Shaqiri të jetë në dispozicion të shtunën mbrëma kundër DC United. Shaqiri i ka munguar Chicagos në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve me muskulin e këmbës së djathtë.

Për shkak të lëndimit, Shaqiri nuk u paraqit në mars as për Zvicrën në dy ndeshjet e para të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kthimi i Shaqirit në fushë mund ta detyrojë trajnerin e Chicagos të bëjë edhe ndryshime në taktikë.

“Sapo Shaqiri të kthehet ne do të vendosim se me çfarë mënyre do të paraqitemi përpara”, ka thënë Hendrickson.

Shaqiri është ylli i ekipit amerikan. 31-vjeçari sezonin e kaluar shënoi shtatë gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime.