Garuesja në kërcime me ski, austriakja Sophie Sorschag ka arritur të dielën në Kosovë, ndërsa të hënën merr dekretin për shtetësi të Kosovës. Sorschag në janar vendosi që të garoi për Kosovën, ndërsa pajisja me pasaportë të Kosovës është njëri prej kushteve që duhet të plotësohet.
Ajo shoqërohet nga trajneri, ndërsa është pritur në takim nga Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skijimit të Kosovës.
Sorschag me Austrinë kishte fituar titullin e botës në konkurrencë ekipore. Ndërkohë ka garuar edhe në Lojëra Olimpike. Sorschag prej edicionit të ardhshëm garues do të paraqitet për Kosovën. Vlerësohet me potencial për të fituar medalje në garat e mëdha të kërcimeve me ski.