Sport

F1, Verstappen triumfon në garën në Australi të përcjellë nga incidente të shumta

Max Verstappen - Formula 1

Piloti holandez dhe kampioni në fuqi i Formula 1, Max Verstappen, ka triumfuar të dielën në garën e Shpërblimit të Madh të Australisë, duke rritur epërsinë në krye të renditjes.

Gara në Australi u karakterizua me incidente të shumta.

Në fund Verstappen i Red Bullit ngadhënjeu para Lewis Hamiltonit të Mercedesit dhe Fernando Alonsos së Aston Martinit.

“Pata një start shumë të keq dhe isha i kujdesshëm. Kisha shumë për të humbur e shumë për të fituar. Vetura ishte mjaft e shpejt. Këto flamuj të kuq që dilnin shpesh, nuk i kuptoja. Por, është fitore e madhe, fitorja ime e parë në Australi dhe jam i shumë i lumtur”, tha Verstappen, raporton “BBC”.

Për Verstappenin është fitorja e dytë këtë stinor nga tri gara të zhvilluara.

Ai kryeson me 69 pikë, 15 më tepër se kolegu i tij te Red Bulli, Sergio Perez.

Alonso është i treti me 45 pikë, ndërsa Hamiltoni i katërti me 38 pikë.