Sport

Lensi fiton dhe mban gjallë shpresat për titull

Befasia e këtij edicioni në elitën e futbollit të Francës, Lensi, ka fituar në ndeshjen e xhiros së 29-të.

Të shtunën, Lensi fitoi me rezultatin 1:0 në udhëtim te Rennesi.

Lois Openda, sulmuesi 23-vjeçar, shënoi për golin e fitores në minutën e 31-të.

Ishte fitorja e tretë rresht për skuadrën mysafire.

Lensi në pozitën e dytë ka 60 pikë në 29 ndeshje të luajtura.

Rennesi ka dhjetë pikë më pak.